Sport Ekspres ka raportuar në ditën e djeshme se Kristal Abazaj është lojtari më i ri i Tiranës dhe se ka firmosur për gjashtë muaj me bardheblutë.
Lojtari mund të konsiderohet i kryeqytetasve, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.
Së fundmi është edhe Albi Doka që konfirmon gjithçka.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi tregon pak nga takimi me Abazajn dhe drejtorin e Tiranës, Tefik Osmanin.