Portieri meksikan: Po persekutohem

Futboll

Portieri meksikan: Po persekutohem

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:48
Guillermo Ochoa

Guillermo Ochoa zbarkoi në planetin e Serisë A dhe pushtoi menjëherë titujt e lajmeve me dy paraqitje vërtet superlative me Milanin dhe Torinon përpara debaklit të Salernitana kundër Atalantës.

8 golat e pësuar në Bergamo nga granatat lanë paksa në hije ndeshjet fillestare pas ardhjes së tij në kampionatin italian, kur portieri eskpert meksikan kishte bërë 18 pritje dhe u bë menjëherë idhulli i tifozerise falë lidershipit dhe ndërhyrjeve të tij.

Portieri ka zbarkuar në Itali për aventurën e tij të pestë evropiane pasi luajti në Ligue 1 me Ajaccio, në La Liga me Malaga dhe Granada dhe në Belgjikë me Standard Liège. 37 vitet e tij nuk e penguan atë të merrte sfidën e propozuar nga klubi itaian dhe të largohej për të disatën herë nga Club America, skuadër e së cilës ai është një simbol i vërtetë.

Për vite me radhë, një legjendë është rrotulluar rreth Ochoas në lidhje me formën e dorës së tij, sipas së cilës portieri meksikan ka një dorë me gjashtë gishta dhe kjo do t’i jepte atij një avantazh kur bën pritje.

Gjithçka nisi në vitin 2014, kur luajti për herë të parë në një Botëror me Meksikën si titullar dhe kundër Brazilit të Neymar bëri një lojë të çmendur, duke i dhënë kombetares një pikë të çmuar. Në atë moment lindi legjenda, sipas së cilës Ochoa do të kishte shpëtuar gjithçka falë gishtit të gjashtë.

Në lidhje me këtë histori, gjatë një interviste për gazetën Corriere della Sera, Ochia është përgjigjur me ironi dhe ndoshta e ka heshtur këtë histori: “Përsëri kjo histori! Po persekutohem… Është një shaka, nje legjende urbane! Në Meksikë më 28 dhjetor ne festojmë diçka që është si 1 prilli, në gazeta dhe në TV.

Të gjithë bëjnë shaka dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta. Sekreti im janë gjashtë gishtat? Ah sikur te ishte ashtu por jhanë vetëm pesë, por të stërvitur mirë sigurisht”, tha portieri meksikan. Ochoa e pranoi sfidën e Salernitana-s me shumë vendosmëri.

Portieri i Meksikës tregoi edhe nje here ne Kupën e Botës se eshte ende i besueshem dhe pse jo, ëndërron të luajë në Botërorin 2026, që do të organizohet nga vendi i tij, SHBA-ja dhe Kanadaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat