RB Leipzig dhe Bayern Munchen do ta rifillojnë sonte Bundesligën gjermane
Me dy skuadrat që janë në pjesën e sipërme të tabelës, sigurisht kjo pritet që të jetë një ndeshje interesante.
RB Leipzig, që pret kampionët në fuqi të Bayern Munchen, janë në vendin e tretë në Bundesligë dhe kanë gjashtë pikë më pak se Bayerni.

Leipzig
Një fitore do të bënte që ata të kenë vetëm tre pikë më pak.
Në anën tjetër Bayern vazhdon të jetë në vendin e parë 34 pikë, katër më pak së Freiburg që është në vendin e dytë, sigurisht kjo skuadër ishte një befasi e këndshme në Bundesligë këtë vit.
Dani Olmo dhe Andre Silva do të tentojnë t’i bëjnë problem Bayernit sonte, kurse për Bayern nga minuta e parë në sulm kanë startuar: Eric Maxim Choupo-Moting, Gnabry, Musiala dhe Leroy Sane.