Pas largimit të Eneo Bitrit, shiriti i kapitenit të ri të “demave” pritet të mbahet nga mesfushori Bruno Telushi.
Mirëpo, duke qenë se vlonjati nuk ka qenë një titullar fiks me trajnerin Xhovani Kolela, në rastet kur ai dhe portieri Alban Hoxha nuk do të jenë në fushë, atëherë shiriti duhet të shkojë në dorën e një tjetër futbollisti.
“Panorama Sport” mëson se kandidati më potencial për të qenë kapiteni i ri i Partizanit është sulmuesi Xhuljano Skuka, gjithnjë nëse nuk shitet nga klubi në merkaton e janarit.
Gjithashtu në bazë të hierarkisë dhe viteve që kanë në skuadrën e kuqe, kandidatë për kapitenë janë gjithashtu Valentino Murataj dhe Tedi Cara.