Skuadra e Gjilanit është përforcuar me futbollistin Arens Mateli.
Synimet e Gjilan që të luftojnë për të siguruar një vend në garat evropiane.
“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arens Matelit në skuadër.
Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.
Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi.
Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi”, - njofton SC Gjilani.