Mallorca fiton ndaj Celta Vigos, kjo është nota për Vedat Muriqin

Futboll

Mallorca fiton ndaj Celta Vigos, kjo është nota për Vedat Muriqin

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:55
Mallorca

Mallorca ka marrë tre pikë domethënëse në kuadër të javës së 18-të kampionatit spanjoll.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar duke treguar lojë të mirë.

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Celta Vigos.

Futbollisti ynë u zëvendësua në minutën e 85-të. 

Rodriguez në minutën e 59-të ka shënuar për fitoren e madhe të Mallorca-s.

Futbollisti i Mallorca-s, Antonio Raíllo, është lojtar i ndeshjes, me notën 7.4, ndërsa Muriqi u vlerësua me 7.1 nga faqja për statistika “Sofascore”. 

Mallorca renditet në vend të dhjetë me 25 pikë dhe Celta është e 16-ta me 17.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat