“Djajtë e Kuq” largojnë 2 futbollist!
Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga mbyllja e merkatos së janarit, bordi drejtues i Mançester Juanjtedit ka bërë gati planet, veçanërisht për largimin e disa lojtarëve.
Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” synojnë të çojë në huazim 2 lojtarë të rinj, që nuk po arrijnë të gjejnë hapësirën e duhur, në formacion e teknikut holandez, Erik ten Hag.
Fakundo Pellistri dhe Antoni Elanga mund të paketojnë gjërat në ditët e ardhshme, me klubin që ka përjashtuar një mundësi largimi për Aaron Van-Bisaka, Skot MekTominej dhe veçanërisht ish-kapitenin Harri Meguajer.