Bashkimi prezanton portierin e ri

Futboll

Bashkimi prezanton portierin e ri

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:40
Luka Stojkovski

KF Bashkimi nga Kumanova ka një portier të ri dhe ai është Luka Stojkovski, i cili është prezantuar te kampionët e vjeshtës të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni.

Ai vjen nga Vardari i Shkupit, ndërsa do të stërvitet nën urdhërat e trajnerit Muamer Rrustemi-Mela.

Ka qenë kryetari i klubit kumanovar, Armend Destani që e ka promovuar me fanellën e re në ambientet e klubit.

Te Bashkimi, Stojkovski shihet si një portier i së ardhmes në betejën për titullin kampion në Ligën e Tretë-Veri dhe inkuadrim në Ligën e dytë.
Bashkimi është kampion vjeshtor me 37 pikë, sa ka edhe BvK në pozitën e dytë, por me goldallim më të dobët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat