Denzel Dumfris nuk po kalon një moment të mirë, por kjo nuk e ka penguar holandezin që të jetë në qendër të merkatos së klubeve europiane, që kanë besim tek aftësitë e holandezit.
Mbrojtësi i djathtë ndiqet me shumë interes nga Çelsi e Mançester Junajtid , ashtu si nga Bajerni i Mynihut, me londinezët që duken më të interesuarit për afrimin e tij.
Zikaltrit kanë kërkuar 60 milionë euro për ta lënë të lirë, por tashmë janë gati të pranojnë edhe 40 milionë euro.
Në pritje të një lëvizjeje nga klubi anglez, Marota ka zgjedhur edhe pasardhësin e holandezit dhe bëhet fjalë për Tajon Buçanan, kanadezin që shkëlqeu në Botëror dhe Sakrifikohet Dumfrisështë në radarët e disa klubeve europiane.
23-vjeçari i Bryzhit konsiderohet një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen, ndërkohë që vlera e kartonit të tij është vetëm 12 milionë euro, e njëjta shumë për të cilën Dumfris mbërriti nga PSV Eindhoveni në 2021-shin dhe Marota shpreson që suksesi të jetë i njëjtë.