Llapi i Podujevës nuk ndalet me përforcime, kësaj radhe përforcohet me një futbollist nga Qipro.
Përforcohet me Martinos Christofi, futbollist me përvojë.
“29-vjeçari i lindur në Limassol të Qipros përforcon Llapin.
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Martinos Christofi.
Christofi do forcoj edhe më shumë ekipin tonë dhe do rris konkurrencën në repartin defanziv.
Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias, Alki Larnaca e Alki Oroklini.
Christof është bashkuar me ekipin tonë në përgatitje në Antalya dhe prezantimi i tij është bërë sot nga Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë”, - njofton KF Llapi.