Pep Guardiola është pyetur pas ndeshjes kundër Tottenham-in se çfarë nuk po shkon me ekipin e tij këtë sezon.
Spanjolli ka thënë se pasioni është zbehur.
Për të mbështetur argumentin e tij ka bërë krahasimin me kundërshtarët.
“Ne kemi problemin që kemi 4 tituj kampionë në 5 vite, ndërsa Arsenali ka dy dekada pa fituar Premier League-n”, ka thënë Pep Guardiola.