Ferizaj ka prezantuar fanellat e reja për stinorin pranveror.
Skuadra elitare kosovare është veshur nga brendi italian Macron.
Ferizaj ka prezantuar tre palë fanella, vendas, mysafirë dhe fanellën e tretë.
"FC Ferizaj njofton se është kompletuar seti i veshjeve sportive, të cilat janë prodhim i kompanisë së njohur “Macron”.
Po punohet çdo ditë, e përherë më shumë që të arrijmë profilizim në aspektin sportiv.
Para dy ditësh lojtarët kanë marrë komplet setin, duke filluar nga çantat e rrugës e deri tek dorëzat që janë aq të nevojshme në kohën e dimrit", njofton FC Ferizaj.