Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, edhe një herë e ka shprehur hapur dashurinë që ka për klubin e famshëm Dinamo e Zagrebit.
Shala për tri vite (1989 - 1991) ka qenë pjesë e Dinamos, duke kaluar periudhën më të mirë.
Ai këto vite nuk do t’i harrojë kurrë me klubin kroat dhe sa të jetë gjallë do të jetë tifoz i saj.
“Unë ende e përcjelli Dinamon dhe do ta përcjelli sa të jem gjallë, sepse jam tifoz i Dinamos dhe kjo dashuri është e përjetshme”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.