Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseat

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseat

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:25
Silva dhe Gakpo

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit anglez mes Liverpoolit dhe skuadrës s1% Chelseat.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli dhe Chelsea hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, 0:0.

Chelsea arriti ta gjejë golin në minutën e 3’ përmes Kai Havertz, por që VAR-i vendosi ta anulojë atë për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndërkaq, gjyqtari gjatë pjesës së parë shpërndau vetëm një karton të verdhë, duke e ndëshkuar mesfushorin e Liverpoolit, Stefan Bajcetic në minutën e 34’.

Pjesa e parë mbyllet e barabartë 0:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat