Pas qëndrimeve dhe shqetësimeve të shumë ish-futbollistëve për temën e abuzimit me substancat e ndaluara dhe vdekjet e hershme në futboll,
Marco Tardelli ka ndërhyrë në debat përmes një interviste për “Corriere della Sera”: “Sporti profesional dhe i nivelit të lartë kërkon performancë ekstreme. Padyshim që trupi, i vënë në sprovë, mund të vuajë më pas”.
Ish-mesfushori trajton temën e marrjes së drogave që dikur ishin të ligjshme dhe nuk janë më të tilla. “Micoren? Epo kush nuk e ka marrë atë? Kur unë luaja, në vitet ’80 dhe ’90, sot nuk kishte atë vëmendje ndaj farmakologjisë.
Futbollisti sot ndiqet më shumë në nivelin mjekësor, i asistuar edhe nga pikëpamja psikologjike. Në atë kohë nuk ishte kështu, kishim një mjek klubi, pak si mjeku i familjes. Nëse lojtari kishte një problem, mjeku e vlerësonte dhe nëse ai propozonte një ilaç, po e përsëris, që lejohej, lojtari e merrte dhe dilte në fushë.
Tani klubet kanë vënë në dispozicion të lojtarëve një strukturë mjekësore më komplekse, sigurisht më të përgatitur. Jo se nuk ishin në nivel mjekët e së kaluarës, por nuk kishte absolutisht asnjë organizim si ai aktual”.