Klubi meksikan ia shkëputë kontratën Alvesit

Futboll

Klubi meksikan ia shkëputë kontratën Alvesit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:36
Klubi meksikan ia shkëputë kontratën Alvesit

Klubi meksikan Pumas UNAM i ka ka ndërprerë kontratën futbollistit, Dani Alves.

Mbrojtësi brazilian është arrestuar të premten në Spanjë pasi, sipas njoftimit nga Policia, ai është akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një grua në një klub nate të Barcelonës në dhjetor të vitit të kaluar.

Pumas ka konfirmuar përmes një deklarate të shkurtër në faqen zyrtare po dhe një konference për media ku foli presidenti i klubit Leopoldo Silva, se i kanë ndërprerë kontratën  Alvesit.

Alves iu bashkua skuadrës meksikane Pumas në vitin 2022 pasi periudhës së tij të dytë te Barça i erdhi fundi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat