Besiktas po negocion për rikthimin në radhët e veta të futbollistit, Vincent Aboubakar.
Aboubakar kaloi një sezon në huazim nga Porto te Besiktas në 2016-17 dhe iu bashkua gjigantëve të Stambollit përsëri në shtator 2020 pasi u largua nga Portugalia.
Klubi turk ka konfirmuar se është në proces të nënshkrimit të Aboubakar.
“Kanë filluar negociatat me lojtarin në lidhje me transferimin”, ka shkruar Besiktas.
Aboubakar ishte kapiten i Kamerunit në Kupën e Botës në Katar.