Tirana pret Bylisin në “Air Albania” në sfidën e javës së 17-të të Superiores, me skuadrat që luftojnë për dy objektiva të ndryshme.
Bardheblutë duan tre pikët në mënyrë që të ngjiten në kreun e klasifikimit, pas hapit fals të Partizanit në transfertën me Kastriotin.
Nga ana tjetër, ballshiotët luftojnë në mënyrë që të dalin nga zona e ftohtë e mbijetesës, ku gjithashtu do të përfitojë nga barazimi i Kastriotit.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Hila, Aleksi, Deliu, Hasani, Patrik, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi
BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Maçolli, Ruçi, Muçollari, Abazaj, Lajthia, Kaçorri, Loran.
Trajner: Arian Bellai.