Real Sociedad po kalon një formë shumë të mirë. Skuadra baske mposhti 0-2 Rayo Vallecano, duke siguruar suksesin e pestë radhazi në La Liga.
Ivan Balliu kishte një mundësi të mirë për të zhbllokuar ndeshjen në minutat e para, por goditja me kokë u ndal nga një mbrojtës kundërshtar.
Sociedad kaloi në avantazh në minutën e 15’. Asist i David Silva dhe gol i Alexander Sorloth, me sulmuesin norvegjez që gjeti golin numër tetë në kampionat.
Skuadra mike nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e qetësisë 9 minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të Ander Barrenetxea. 21-vjeçari u harrua në shtyllën e dytë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë nuk solli më gola, Sociedad menaxhoi avantazhin e dyfishtë dhe përkohësisht i është bashkuar Realit në vendin e dytë, por me dy ndeshje më shumë se kampionët në fuqi.