Coleilla fajëson terrenin për barazimin ndaj Kastriotit

Futboll

Coleilla fajëson terrenin për barazimin ndaj Kastriotit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:30
Coleilla fajëson terrenin për barazimin ndaj Kastriotit

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Kastriotit.

Të kuqtë lënë dy pikë në garën e tyre për titullin kampion, por trajneri Colella nuk e bën dramë:

“Ishtë një terren i vështirë. Ndodh që të barazosh, pse jo.

Ne mundohemi të fitojmë ndeshjet, pastaj jo gjithmonë ia dalim.

Sot ndodhi që shkojmë në shtëpi dhe nesër kthehemi të stërvitemi.

Ndoshta mund të punonim më mirë në fazën e ndërtimit.

Sigurisht, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në mbajtjen e topit. Por kjo është edhe meritë e kundërshtarëve por edhe për fushën që ishte shumë, shumë e rënduar.

Gjesti nervoz i Telushit? Nervozizmi është se skuadra e kupton se kur bën mirë dhe më pak mirë.

Është normale që këta lojtarë të mësohen me presionin që luajnë te Partizani dhe që duhet të fitohet gjithmonë. Normale, asnjë problem”, tha Coleilla pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat