Youssoufa Moukoko do vazhdojë bashkëpunimin me BVB.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, më anë të një njoftimi.
Borussia Dortmund dhe Youssoufa Moukoko kanë rënë dakord të punojnë së bashku deri në vitin 2026.
I lumtur me rinovimin ishte vetë lojtari, duke pranuar që ndihet mirë në ‘Signal Iduna Park’.
“Nuk është sekret që ndihem mirë në BVB. Kam luajtur në ekipet e të rinjve, kam marr hapat e parë të mi profesional këtu dhe tani jam gati të për hapat e ardhshëm në zhvillimin tim së bashku me klubin”, u shpreh ai.
Kujtojmë që interesim për yllin e BVB-së kanë shfaqur shumë ekipe, por ai rinovoi me klubin e tij.