Firmos me sulmuesin holandez të Villareal!
Evertoni është në një situatë aspak komode në Premier League, pasi nuk po arrin t’i largohet vendit të fundit të renditjes, ndaj drejtuesit e klubit kanë reaguar për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Franck Lampard.
Kështu “Toffees” kanë arritur marrëveshjen me Villarealin për të marrë në huazim të thjeshtë sulmuesin e talentuar holandez Arnaut Danjuma. Ky i fundit ka mbërritur në Liverpool dhe pritet të prezantohet menjëherë pasi të kryejë vizitat mjekësore.
Danjuma është pjesë e Villarealit që prej verës së 2021-shit dhe në sezonin e aktual ka shënuar 6 gola në të gjithë kompeticionet, teksa vlen të theksohet se është një njohës i mirë i Premier League, pasi në periudhën 2019-2021 ka qenë pjesë e Bournemouth.