Sebastien Haller ka zbuluar sot kwpucwt e reja tw pabesueshme qw kanw tw shkruar nw anw tw tyre “f**k cancer” para debutimit tw tij me Borussia Dortmund-in.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë nënshkroi për klubin e Bundesliga-s verën e kaluar, por dy javë më vonë u diagnostikua një tumor në testikuj. Ai tani ka marrë dritën jeshile dhe është gati të bëjë debutimin e tij të shumëpritur për klubin e tij të ri.
Dhe kur të dalë në fushë, 28-vjeçari do ta bëjë këtë duke veshur këpucët e tij të personalizuara me një mesazh shumë personal. Haller dhe sponsori Puma ndanë një postim në Instagram të sulmuesit në Signal Iduna Park duke zbuluar këpucën e tij në Ultra Ultimates të tij ngjyrë portokalli të ndezur.
Dhe në anë, fjalët “F*** KANCER” janë shtypur me argjend, ku “u” është zëvendësuar me një rrufe.
Puma shkroi: “Rikthimi më i mirë i vitit tashmë”.
Gruaja e Hallerit, Priscilla, komentoi në përgjigje me tre emoji zjarri. Ish-sulmuesi i West Ham u nënshkrua si zëvendësuesi i Erling Haaland në Dortmund, por lajmi tragjik e ka përjashtuar atë nga fusha që nga ardhja e tij prej 28 milionë sterlinash.
Haller u kthye në stërvitjen e Dortmundit në fillim të janarit pas katër raundeve të kimioterapisë dhe dy operacioneve.
Ai hyri në debutimin e tij në një miqësore një javë më vonë dhe më pas shënoi një tregolësh mahnitës prej shtatë minutash kundër FC Basel në fillimin e tij të parë.
Por me kthimin e BundesligA-s pas Kupës së Botës dhe pushimit dimëror, Haller më në fund duket në rrugën e duhur për të bërë një paraqitje konkurruese për verdhezinjtë kur ata të presin Augsburg të dielën.