Werder Bremen do të mbajë mend gjatë humbjen turpëruese me rezultat 7:1 në konak të Koln-it.
Për 36 minuta pësuan pesë gola, duke e kujtuar kohën e vitit 2014, kur Brazili për 29 minuta pësoi pesë gola nga Gjermania.
Për Koln-in shënuan Malina (9'), Togges (16', 21'), Skhiri (31' e 54’), Huseinbashiq (36'), Freedl (77' - autogol) dhe për Werderin realizoi Fullkrug (38').
Pas javës së 16-të në Bundesliga I, Werder është në vend të nëntë me 21 pikë dhe Koln është i dhjeti me 20 sosh.