Marrëdhënia e Mario Balotellit me Zvicrën vazhdon të jetë çdo gjë tjetër veçse idilike.
Pas akuzave publike ndaj Federatës Zvicerane të Futbollit nëntorin e kaluar, tashmë sulmuesi italian i Sionit është shprehur kritikë.
“Unë shkruaj në italisht sepse e di që pak a shumë të gjithë këtu në Zvicër e kuptojnë”, është në fakt nisja e postimit të diskutueshëm i publikuar nga lojtari i lindur në ’90.
Nga aty nis një listë me tre pika të cilat nga njëra anë kanë si qëllim të akuzojnë institucionet vendore për mungesën e vëmendjes ndaj klubit aktual dhe nga ana tjetër ta ruajnë atë dhe shokët e tij nga çdo kritikë në rast të rezultateve negative.
“Ekipi im, Sion, shokët e mi dhe unë japim 200% çdo ditë për të marrë rezultate më të mira, por City nuk na lejon të stërvitemi në fushat e tyre dhe u jep përparësi të tjerëve. Dhe as në stadium.
Kështu që unë u kërkoj me dashamirësi punonjësve, komunës dhe përgjegjësit e fushave këtu në kantonin e Valais të mos bëjnë tifo për Sion dhe të mos na çajnë kokën nëse humbasim!.
Ne jemi në Zvicër dhe është e pamundur të përdorim fushat për shkak të borës? A e keni seriozish?
Zgjohuni, ne nuk jemi këtu me pushime, por për të fituar!”.", ka shkruar mes të tjera Balotelli.