Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Suad Keçi, komplimenton djemoshat për fitoren me rezultat 6:3 ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kombëtarja e Kosovës U19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsall.
“Duke qenë se ndeshja e sotme ishte përcaktuese se kush do të vazhdonte rrugën në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023, si për ne ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut ishte një finale e madhe.
Edhe në pjesën e parë kemi qenë më të mirë, pasi kishim shumë raste, por rezultati nuk ishte në favor tonin.
Megjithatë, në pjesën e dytë djelmoshat tanë treguan karakter dhe moral të lartë, duke e përmbysur rezultatin.
I falënderoj djelmoshat për angazhimin dhe përqendrimin që e patën në 20 minutat e dytë të ndeshjes. Këta djelmosha e merituan kualifikimin.
Kjo është një arritje e madhe për ne, duke pasur parasysh se Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e fazës ‘Main Round’ për këtë grupmoshë.
Dua të falënderoj edhe stafin tim dhe pjesën tjetër të ekspeditës së Kombëtares, ngase bashkërisht kemi punuar për t’ia arritur këtij qëllimi”, ka thënë Keçi.