Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, sonte me Torinon patën mbrëmje të madhe në Firencë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Fiorentinës.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, vendasit kërkonin barazimin por nuk e arritën duke hasur në mbrojtje të fortë të rivalit.
Në minutën e 13-të, Aleksey Miranchuk ka realizuar eurogol nga rreth 15 metra pas asistimit të Vojvodës.
Miranchuk godet bukur e në këndin e epërm të djathtë.
Torino renditet në vend të shtatë me 26 pikë dhe Fiorentina është në vend të nëntë me 23 sosh pas 19 jave në Serie A.