Juventusi u njoh me një dënim shembullor mbrëmjen e djeshme.
Gjykata Federale e Apelit vendosi për zbritjen e 15 pikëve në renditje, si dhe pezullim nga detyra për Anjelin, Paratiçin, Nedvedin, Arrivabenen dhe Çerubinin.
Ky i fundit mban postin e drejtorit sportiv te “Zonja e Vjetër”, të cilin i duhet ta lërë pezull për një periudhë 8 mujore.
Juventusi ka nevojë për një drejtor të ri sportiv, çka bën që të hapet rruga për Igli Taren. Ish-sulmuesi shqiptar ende nuk ka rinovuar me Lacion dhe prej kohësh është përfolur për një kalim te Juventusi.
Mundësitë kanë ardhur, merkatoja e bardhezinjve mund jetë në duart e Igli Tares.