Arsenali dhe Manchester United përballen sot

Futboll

Arsenali dhe Manchester United përballen sot

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:47
Martinezi dhe Jesus

Arsenali dhe Manchester United do të ndeshen sot në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Të dyja ekipet e mëdha angleze janë në garë për titull, gjë që ka ndodhur rrallë viteve të fundit.

Arsenali aktualisht është lider në Premierligë me 47 pikë, pesë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Man Utd gjendet i katërti me 39 pikë, tetë më pak se “Topçinjtë”.

Me fitore eventuale, Arsenali do të shkonte në +8 pikë në krye të tabelës, duke e betonuar vendin e parë.

Në të kundërt, fitorja eventuale e “Djajve të Kuq” nesër, do ta rihapte dhe do ta ndizte garën për titull kampioni.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe nis nga ora 17:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat