Asist dhe në fund edhe dy gola. Rijad Mahrez u zgjodh me të drejtë lojtari i ndeshjes në fitoren me përmbysje të Manchester City ndaj Totenhemit 4-2 mbrëmjen e së enjtes dhe algjeriani tha për mikrofonat e “Sky Sports”:
“Ne luajtëm mirë në pjesën e dytë. Ishim të zhgënjyer në pjesën e parë.
Trajneri na foli në pushim dhe ne e dinim se mund ta bënim.
E kishim përmbysur më parë dhe mund ta kthenim sërish një disavantazh me dy gola.
Luajtëm shumë mirë në pjesë ne dytë. Treguam atë që jemi dhe e merituam fitoren.
Është pozitive që po vazhdojmë përpara. Ishim më direktë dhe agresivë me topin. Pjesa e dytë ishte fantastike”.