Xhuljano Skuka është një hap larg firmës me klubin e Ligës së Dytë franceze Metz, ashtu siç ka paralajmëruar gazeta “Panorama Sport” në numrin e djeshëm.
Palët janë drejt zyrtarizimit të marrëveshjes.
Mësohet se Partizani ka rënë dakord me ofertën e bërë nga klubi francez.
“Demat” do të përfitojnë 1 milionë euro plus 10% të vlerës së kartonit, teksa në orët e ardhshme pritet të ketë zhvillime.