Eniz Memeti do të vesh fanellën e Bashkimit të Kumanovës, duke u bërë përforcimi i dytë në këtë afat kalimtar dimëror, pasi ditë më parë solli portierin e ri, Luka Stojkovski nga Vardari i Shkupit.
Talenti 18 vjeçar te Bashkimi është kthyer nga Rabotniçki i Shkupit.
Ai karrierën e ka nisur në Milano prej nga u transferua te Rabotniçki i Shkupit dhe tani pas një vit e gjysmë rikthehet në Kumanovë, por tani te Bashkimi.
Memeti do të rrisë konkurrencën në repartin defensiv te Bashkimi.
“Jam kthyer për të ndihmuar Bashkimin që të hyjë në ligën e dytë”, deklaroi shkurt për Open-TV Eniz Memeti.
KF Bashkimi sot i “ndezi motorët” për sezonin pranveror në Ligën e Tretë-Veri.