Napoli ka mundur të fitojë ditën e djeshme ndaj Salernitanës me rezultatin 0:2, duke bërë të mundur blindimin e vendit të parë.
Pas përfundimit të kësaj sfide, ka folur tekniku italian i Napolit, Spalletti.
“Titulli? E dimë që kemi një mundësi të papërsëritshme
. Nuk duhet të humbim mundësitë që kemi, ne duhet të qëndrojmë të përulur, me këmbë në tokë dhe duhen bërë gjërat në mënyrë profesionale", - tha ai.
Napoli ka grumbulluar 50 pikë tashmë duke e bërë të vështirë rrugën e Milanit dhe Interit.