Nuk dëshiron një rikthim në Madrid

Futboll

Nuk dëshiron një rikthim në Madrid

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:42
Diaz

Më 30 qershor skadon periudha e huazimit dyvjeçar e Brahim Diazit nga Reali i Madridit.

Milani duhet të vendosë nëse dëshiron të blejë lojtarin. “Los Blancos” i çmojnë 22 milionë euro, por shifra është e negociueshme.

Me 4 gola dhe dy asiste ky është sezoni më i mirë i spanjollit si kuqezi, megjithatë nuk është një ritëm i mjaftueshëm për të shpenzuar shumën e sipërpërmendur.

Për këtë rast, Milani nëpërmjet menaxheri të lojtarit po diskuton me Realin për të marrë një çmim më të arsyeshëm, e për ta mbajtur Diazin përgjithmonë kuqezi, aq më tepër që edhe fantazisti duket se nuk dëshiron rikthimin në Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat