Brazili është pa trajner dhe është në kërkim të zëvendësuesit të Tite-s.
Kërkohet një trajner që të mund ta kthejë Seleçao-n në majë të botës, si në 2002-shin, viti i Botërorit të fundit të fituar.
Është përmendur emri i Ancelotti-t, por edhe ai i Luis Enrique, por ky i fundit është hedhur poshtë nga ish-trajneri i Brazilit, Scolari: “Çfarë ka fituar? Është shumë i aftë, por ka humbur gjithmonë”, lexohet në Sport.
Në të vërtetë, ish-trajneri i Spanjës ka një karrierë për t’u pasur zili si trajner: me Barcelona-n ka fituar 9 trofe dhe në 2015-ën u ka dhuruar tifozëve katalanas triplete-n e dytë në historinë e klubit.
Ka qenë edhe i fundit që ka fituar Champions League me Barçën. Por për Scolari-n me sa duket nuk mjafton, ai preferon një trajner amerikanojugor ose Jose Mourinho-n: “Ka fituar gjithçka”, ka thënë ai për Special One.