City në hall për të bindur gjermanin për rinovimin!
E ardhmja e Ilkay Gundogan mbetet një enigmë.
Mediet nga Spanja bëjnë me dije se tashmë është arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe mesfushorit gjerman, kontrata e të cilit me Manchester City-n skadon në qershorin e ardhshëm.
Megjithatë anglezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe këto ditë do të përpiqen ta bindin 32-vjeçarin që të zgjasë qëndrimin në Mançester.