Ofendohen dhe kërcënohen Chine dhe Gravina!
Pas bërjes publike të dënimit të Juventus, shumë persona ne rrjetet sociale kanë shënjestruar me ofendime dhe kërcënime prokurorin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giuseppe Chine, presidentin Gabriele Gravina dhe partneren e tij, Francisca Ibarra.
Sipas raportimeve nga mediet italiane, me këto raste janë duke u marrë organet kompetente.
FIGC tregon “indinjatën për fyerjet dhe kërcënimet”, si dhe “solidaritetin me personat të cilëve u janë adresuar sulmet në rrjete sociale”.