​Arsenali përball Manchester United për hapin e madh drejt titullit

Futboll

​Arsenali përball Manchester United për hapin e madh drejt titullit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë, Arsenali sot do të duhet të kalojë një pengesë shumë tw madhe. Skuadra e Mikel Artetas do të ballafaqohet me Manchester United, një tjetër skuadër kjo që po kalon nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve.

Për ballë “Djajve të kuq” që kanë një numër të madh të mungesave, skuadra e Artetas vjen e kompletuar, përveç mungesës së sulmuesit Gabriel Jesus që po vuan nga një lëndim.

Si lider i tabelës, Arsenali ka 47 pikë, kurse Manchester United është në vendin e katërt me 37 pikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në “Emirates Stadium dhe këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Ramsdale; Ben Ëhite, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

Manchester United: de Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaë; Eriksen, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Ëeghorst

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat