Napoli po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.
Skuadra e Spalletti-t, pas humbjes me Inter-in, është kthyer në rrugën e fitoreve dhe e ka mbyllur fazën e parë të Serisë A me 50 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit.
Një ecuri mbresëlënëse, që dëshmon forcën që ka skuadra e trajnerit Spalletti.
Për këtë di diçka Juventus-i, që është turpëruar në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur në Maradona.
Fitorja e radhës në kampionat ka ardhur kundër Salernitana-s dhe ka pasur për protagonist sulmuesin Osimhen.
Mëgjithatë, nigeriani mund të përfshihet edhe në një çështje tjetër më pak të pëlqyeshme.
Në fakt, përveç Juventus-it, edhe Napoli mund të ketë probleme në të ardhmen për sa i përket fitimeve fiktive në bilanc, çështje për të cilën Juventus është penalizuar me 15 pikë në renditje.
Sipas La Repubblica, shumë shpjet prokurori i Federatës, Giuseppe Chinè, do t’i kërkojë Prokurorisë së Napolit aktet e hetimi mbi bilancin e falsifikuar që ka lidhje me presidentin De Laurentiis dhe transferimin e Osimhen nga Lille.