Villareali ka shënuar një fitore me mund të madh, me rezultat 1:0 ndaj Girona-s.
Një fitore që nuk do të harrohet një kohë të gjatë, pasi që dy penallti u referuan në kohën shtesë.
Në minutën e 90+4, Moreno i Villarealit dështoi nga penalltia.
Në minutën e 90+10, Parejo i saktë nga penalltia dhe ia siguroi fitoren VIllarealit.
Girona mbetet me një lojtar me pak në minutën e 79-të, Bueno u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll, Villareali është në vend të pestë me 31 pikë dhe Girona e 11-ta me 21.