Tragjedi, gjyqtari 26-vjeçar rrëzohet në fushë dhe vdes

Futboll

Tragjedi, gjyqtari 26-vjeçar rrëzohet në fushë dhe vdes

Nga: K. G. Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:33
Miro Suraç

Gjyqtari i futbollit, punonjësi dhe sekretari i klubit nga Zara “Abeceda”, Miro Suraç, ka vdekur papritur. 

Raportohet se Suraç u rrëzua në fushë, ata që ishin afër u përpoqën të rikthenin në jetë por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Shumë klube të Zarës i thonë lamtumirë të dielën.

Gjyqtari vdiq tragjikisht në moshën  26-vjeçare, raporton media kroate “Veçernj list”.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë lajmin se sekretari ynë Miro Suraç u largua nga ne papritmas, në moshën 26-vjeçare.

E gjithë familja e Abecedës është e mbështjellë me të zeza.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Miros.

Imazhi dhe vepra e Miros që ai gërshetoi në fillimet e Klubit të Futbollit të ‘Abeceda’ do të shënohet përgjithmonë në historinë e klubit.

I dashur Miro, faleminderit për gjithçka që i ke dhënë klubit, faleminderit për të gjitha momentet që kaluam së bashku.

Faleminderit për dashurinë tuaj të pathyeshme, sportin dhe miqësinë tuaj. U prefsh në paqe o njeri i mirë”, shkruan në faqe e klubit “Abeceda".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat