Ndryshim stoli në Superiore

Futboll

Ndryshim stoli në Superiore

Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:46
Ndryshim stoli në Superiore

Drejtuesit e Bylisit nuk e kanë pritur aspak mirë humbjen 4-1 ndaj Tiranës, rezultat që dërgoi bardheblutë e Shehit në vendin e parë, ndërkohë që skuadra ballshiote qëndron vetëm sipër Kukësit në renditje.

Presidenti Besnik Kapllanaj dhe trajneri Arian Bellai kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Aventura e ish-lojtarit të kombëtares shqiptare në Ballsh u mbyll me 18 ndeshje në total.

Në vendin e tij është zgjedhur Naxhi Shensoi, një trajner që ka drejtuar edhe më parë Bylisin, madje duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013).

64-vjeçari i lindur në Prizren, është emëruar për herë të tretë si trajneri i Bylisit pas dy aventurave (shtator 2011-qershor 2012 dhe nëntor 2012-qershor 2013), ndërkohë që ka drejtuar edhe Kukësin në Superiore (tetor 2013-shkurt 2014).

NJOFTIMI I BYLISIT

Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.

FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat