Futbollisti norvegjez, Erling Haaland, edhe një herë ka treguar klasin e një sulmuesit “vrasës”.
Kësaj radhe ka realizuar het-trik për fitoren e Manchester Cityt me rezultat 3:0 ndaj Wolves-it, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Etihad”.
Gjithçka në regji të sulmuesit norvegjez, i cili ka realizuar në minutën e 40-të, 49-të e 54-tën.
Haaland i prin listës së shënuesve me 25 gola apo ka 10 më shumë se Harry Kane i Tottenhamit.
Erling Haaland ka shënuar het-trik-un e tij të katërt në Premier League vetëm në paraqitjen e tij të 19-të, duke thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy (het-triku i katërt në ndeshjen e 65-të).
Manchester City renditet në vend të dytë me 42 pikë dhe Wolves është i 17-ti me 17 sosh pas 21 jave në Premier League.
City ka dy ndeshje më shumë e dy pikë me pak se Arsenali në vend të parë.