Klubi i Partizanit ka bërë zyrtare tashmë lamtumirën e mbrojtësit Eneo Bitri.
Futbollisti do të transferohet te Banik Ostrava dhe të kuqtë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale kanë falënderuar mbrojtësin për aventurën e tij të dytë në radhët e të kuqve.
Bitri ka udhëtuar sot drejt Republikës Çeke për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin e ri
"Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava.
Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë.
Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani", njofton klubi.