Chelsea raportohet se nuk ka hequr dorë ende nga transferimi i Moises Caicedos.
Sipas “Mirror”, klubi londinez është gati të bëjë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e Brightoni.
Oferta e re e Chelseat thuhet se do të jetë 65 milionë funte.
Brightoni kishte refuzuar ditë më parë një ofertë prej 55 milionë funtesh të “Bluve” për arsye se nuk e planifikon shitjen e Caicedos në këtë afat kalimtar.
Ekuadoriani vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te “Pulëbardhat”.
Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes së 21-vjeçarit.
Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme me Brightonin deri në verën e vitit 2025.