Borussia Dortmund e nisi me një fitore spektakolare vitin 2023. Verdhezinjtë mposhtën 4-3 Augsburgun në “Signal Iduna Park”, dhe tani numërojnë 28 pikë, shtatë më pak se Bayerni kryesues.
Emocionet nisën në minutën e 29’ kur Jude Bellingham realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar në avantazh vendasit. Ndeshja u ndez dhe fraksioni i parë u mbyll në barazim 2-2.
Arne Maier barazoi për Augsburgun (40’), Nico Schlotterbeck rikthye Dortmundin në avantazh pas dy minutash, por Ermedin Demirovic ndëshkoi vendasit në minutën e parë shtesë.
Në fraksionin e dytë erdhi edhe debutimi zyrtar i Sebastian Haller, i cili fitoi betejën me sëmundjen e keqe dhe luajti minutat e para zyrtare me verdhezinjtë e Terzic.
18-vjeçari Jamie Bynoe-Gittens shënoi për vendasit në minutën e 75’, por festa zgjati vetëm dy minuta, pasi kroati David Colina dërgoi rezultatin në 3-3.
Në aksionin pasardhës, Giovanni Reyna ndezi tifozët e pranishëm në stadium me golin e tij, që rezultatoi edhe vendimtar në suksesin e Borussia Dortmund.