Ferizaj mposht ekipin nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Ferizaj mposht ekipin nga Maqedonia e Veriut

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:15
Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen miqësore, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Pobedën e Prilepit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

"Ka përfunduar me fitore të ekipit tonë, miqësorja e zhvilluar në Dojran kundër FC Pobeda 1:0.

Një ndeshje që shërbeu për të testuar edhe përgatitjen fizike të lojtarëve, e që në bazë të lojës dhe dominimit, ishte padyshim se e kënaqshme.

Gjatë qëndrimit tonë në Dojran, ditëve në vazhdim do të zhvillojmë edhe dy takime tjera, kundër ekipeve të ligës maqedonase.", njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat