Partizani shet dy yjet e tyre në Evropë

Futboll

Partizani shet dy yjet e tyre në Evropë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:37
Partizani

Eneo Bitri dhe Xhuliano Skuka i kanë dhënë lamtumirën Partizanit gjatë merkatos së janarit, pasi të dy futbollistët do të vazhdojnë karrierën jashtë Shqipërisë.

Eneo Bitri do të luajë në vijim te Banik Ostrava në Republikën Çeke, ndërsa Xhuliano Skuka do të firmosë së shpejti me skuadrën e Metz në Ligën 2 në Francë.

Të dy lojtarët janë përshëndetur që dje me shokët e skuadrës, pas ndeshjes që luajtën ndaj Kastriotit, por si për ironi të fatit janë takuar edhe një herë sot… në aeroplan.

Ata janë nisur me të njëjtin fluturim drejt destinacioneve të tyre, për të shkuar te skuadrat përkatëse ku do të kryejnë vizitat mjekësore para se të hedhin firmat në kontratë,

Këtë takim e ka zbuluar vetë Bitri me një postim në rrjetet sociale të një fotoje të të dy futbollistëve teksa bëheshin gati për fluturimin. “Me milionerin e ri të Superiores”, shkruante Bitri përkrah fotos me sumlmuesin për të cilin Partizani kërkoi 1 milion euro për ta shitur gjatë merkatos së janarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat