Teuta-Egnatia mbyllin raundin e 17-të të Kategorisë Superiore, me dy skuadrat që janë ndarë me barazim 1-1.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndonëse nga të dyja anët u tentua që të gjendej rruga drejt rrjetës.
Ishin rrogozhinasit ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar në minutën e 51’ me Dwamena, i cili i dha avantazhin miqve. Ndërkohë, në minutën e 70’ vendasit barazuan me Kallakun.
Pas këtij takimi, Teuta renditet në vend të tetë me 18 pikë, teksa Egnatia rikthehet në vend të katërt me 26 pikë.