Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar lojë të madhe në fanellën e Arsenalit, duke e mposhtur në frymën e fundit, me rezultat 3:2 Manchester Utd.
Arsenali ka treguar forcën e liderit, ndërsa Eddie Nketiah autor i dy golave, heshti “Djajtë e kuq”.
Mysafirët avancuan me golin e Rashfordit në minutën e 17-të. epërsi që nuk zgjati as 7 minuta (24’) kur Xhaka harkoi me mjeshtri dhe Eddie Nketiah me kokë mposhti portierin de Gea.
Në minutën e 53-të, Saka shënoi për 2:1 por pas gjashtë minutave (59’) Martinez ka barazuar 2:2.
Në minutën e 90-të, Eddie Nketiah ka realizuar për fitore e madhe të “Topçinjve”.
Arsenali kryeson me 50 pikë pas 21 jave në Premier League, ka pesë më shumë se Manchester City dhe 11 se Manchester Utd.
Xhaka ballëlart me shokë, fitojnë derbin e madh.